Sport 20 February 2025, 13:21 Nga VNA

Kupa e Shqipërisë, këtë javë vendosen gjysmëfinalistët

Ndaje në Whatsapp
Kupa e Shqipërisë, këtë javë vendosen

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, të cilat do të luhen të martën dhe të mërkurën. Katër skuadra do të sigurojnë një biletë për në gjysmëfinale, ndërsa gjithçka mbetet e hapur në disa përballje.

Sfida e së martës:

Të martën, në orën 17:00, do të zhvillohen dy ndeshjet e para:

• Partizani - Laçi (Arena e Demave)

• Vllaznia - AF Elbasani (Loro Boriçi)

Në duelet e para, të dyja çiftet u ndanë në barazim pa gola (0-0), duke e lënë kualifikimin të hapur. Partizani dhe Vllaznia do të kenë avantazhin e fushës, por Laçi dhe AF Elbasani do të kërkojnë surprizën.

Sfida e së mërkurës:

Dy duelet e fundit luhen të mërkurën:

• Egnatia - Bylis (Arena Egnatia, ora 13:30)

• Skënderbeu - Dinamo City (Korçë, ora 16:30)

Egnatia është në pozita më të mira pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Bylisit, ndërsa Skënderbeu ka një avantazh të konsiderueshëm pas triumfit 2-0 ndaj Dinamo City.

Këto përballje do të përcaktojnë katër ekipet që do të vijojnë garën për trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme