Sport 25 December 2024, 19:45 Nga VNA

Armando Broja pritet të jetë titullar në ndeshjen kundër Manchester Cityt

Ndaje në Whatsapp
Armando Broja pritet të jetë titullar në ndeshjen kundër

Për herë të parë që prej kalimit te Evertoni, Armando Broja do të nisë ndeshjen si titullar, në përballjen ndaj Manchester Cityt. Ky është lajmi që po qarkullon në mediat britanike për sfidën e javës së 18-të të Premier League, ku skuadra e Brojës do të ndeshet me "the Citizens".

Mësohet se Broja ka bindur trajnerin Sean Dyche, i cili e vlerësoi lojtarin pas paraqitjes së tij në ndeshjen ndaj Chelseas, që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Po ashtu, performanca e Dominic Calvert-Lewin ka qenë e dobët, duke rritur mundësinë që Broja të jetë titullar për këtë sfidë. Pas rikuperimit të plotë nga lëndimi, Broja është i gatshëm për ngarkesë të plotë dhe do të luajë ndaj Manchester Cityt si titullar.

Dyche ka bërë disa ndryshime në formacion, dhe një prej tyre është përfshirja e Brojës. Evertoni, me 16 pikë pas 16 javëve të luajtura, ndodhet ende në rrezik dhe shumë pranë zonës së ftohtë të klasifikimit.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme