Sport 12 December 2024, 00:13 Nga VNA

Champions League/ Barcelona leksion Dordmundit, City humbet dhe ndaj Juventusit, Milan fiton në frymën e fundit

Ndaje në Whatsapp
Champions League/ Barcelona leksion Dordmundit, City humbet dhe ndaj Juventusit,

Xhiroja e gjashtë e Champions League pati disa ndeshje emocionuese këtë të mërkurë, ku disa prej skuadrave më të mëdha të Europës u përballën mes tyre.

Barcelona demonstroi forcën e saj në “Signal Iduna Park”, duke marrë një fitore të vlefshme 2-3 ndaj Dortmundit. Kështu katalanasit renditen në vendin e dytë me 3 pikë më pak se Liverpuli.

Në një tjetër rezultat befasues, Juventus mundi Manchester Cityn 2-0, duke i shkaktuar kampionëve të Anglisë një humbje të rëndë dhe duke thelluar krizën te ta.

Milan arriti fitoren e katërt radhazi në këtë kompeticion, duke mundur me vështirësi Crvena Zvezdën 2-1.

Arsenali shkëlqeu në shtëpi ndaj Monakos, duke triumfuar 3-0 në një ndeshje të dominuar plotësisht.

Në ndeshjet e pasdites, Atletico Madrid kaloi pa shumë vështirësi Slovan Bratislavën në shtëpi, me një fitore 3-1, ndërsa Lille mundi Sturm Grazin.

Champions League do të rikthehet me emocionet e saj në fund të janarit.

Rezultatet e ndeshjve të sotme:

Milan 2-1 Crvena Zvezda

Arsenal 3-0 Monaco

Benfica 0-0 Bologna

Dortmund 2-3 Barcelona

Feyenoord 4-2 Sparta e Pragës

Juventus 2-0 Manchester City

Sttutgart 5-1 Young Boys

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme