Sport 5 December 2024, 23:09 Nga VNA

Kombëtarja e minifutbollit kualifikohet në raundin e 1/16-ve të Socca World Cup 2024

Ndaje në Whatsapp
Kombëtarja e minifutbollit kualifikohet në raundin e 1/16-ve të

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit është kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”. Kuqezinjtë arritën sot fitoren më të rëndësishme duke mundur kryesuesit e grupit Meksikën me rezultatin 3-1. Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Irtan Sejkos që realizoi tre gola spektakolar. Për kuqezinjtë shënuan Armand Gapi, Guido Tepshi dhe Endrit Kaca.

Trajneri Irtan Sejko e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Meksikës : Kejd Myrta (GK), Joanc Duqi, Endrit Kaca, Mehmet Hoxha, Erald Leci dhe Giovanni Hoxha.

Kuqezinjtë pas shumë këmbënguljesh arritën të zhbllokonin takimin vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë. Armand Gapi pasi rikuperoi nje top në mesfushë, nuk gaboi i vetëm përballë portierit. Goli i dytë erdhi nga një kombinim i bukur mes Kacës dhe Tepshit. Ky i fundit me një goditje spektakolare dyfishoi rezultatin.

Shqipëria shënoi edhe golin e tretë me Endrit Kacën. Kapiteni kuqezi përfitoi nga dalja e portierit kundërshtar dhe me një goditje të bukur vulosi kualifikimin në raundin e 1/16-ave. Në fund të takimit rrugën e rrjetës e gjeti edhe Meksika.

Në raundin e 1/16-ave Shqipëria do të përballet me Belgjikën.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme