Sport 19 November 2024, 20:09 Nga VNA

UEFA nis procedurat disiplinore për ndeshjen Rumania-Kosovë

Ndaje në Whatsapp
UEFA nis procedurat disiplinore për ndeshjen Rumania-Kosovë

UEFA ka njoftuar se ka nisur procedura disiplinore për ndeshjen e 15 nëntorit mes Rumanisë dhe Kosovës. Kjo ishte konfirmuar disa ditë më parë nga shtëpia evropiane e futbollit, megjithatë pa dhënë shumë detaje.

Në një njoftim zyrtar të kësaj të marte, UEFA bëri të ditur se informacione të tjera lidhur me rastin do të publikohen në ditët në vijim.

"Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s, ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, e luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani", thuhet në njoftimin e UEFA-s.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme