Sport 17 November 2024, 12:06 Nga VNA

Armand Duka kritikon tifozët shqiptarë por hesht për incidentin me kombëtaren e Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Armand Duka kritikon tifozët shqiptarë por hesht për incidentin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke folur për ndeshjen e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Çekisë, ndër të tjera deklaroi: “Nëse do t’i kursenim ato vërshëllima në momentin e himnit të Çekisë, do të ishte edhe më mirë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës me Ukrainën, të cilën duhet ta luajmë si finale. Me besim dhe me mbështetjen e tifozëve, mund t’ia dalim.”

Armando Duka është treguar i ndjeshëm ndaj tifozëve të Çekisë, duke treguar një nivel të lartë qytetarie. Diçka që i mungoi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës dy ditë më parë. Në stadiumin e Bukureshtit, koret e tifozëve rumunë me thirrje për Serbinë shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes dhe refuzimin e skuadrës kosovare për ta vazhduar atë deri në fund. Federata Shqiptare e Futbollit heshti për këtë incident, duke e trajtuar Kombëtaren e Kosovës si një ekip të çfarëdoshëm të Europës.

Ndoshta është e vështirë për presidentin Duka të ketë ndjeshmëri për ekipin kosovar, por a duhet t’i kujtojë dikush se Kosova nuk është thjesht një vend fqinj i Shqipërisë? Apo se iniciativa e tij për të organizuar Europianin e të rinjve në Tiranë dhe Beograd është, të paktën, një akt i nxituar dhe i pakonsultuar në kushtet aktuale?

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme