Sport 15 November 2024, 18:28 Nga VNA

Shqipëria është e fortë, por ne jemi të gatshëm për fitore

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria është e fortë, por ne jemi të gatshëm

Trajneri i Çekisë, Ivan Hashek, ka folur para ndeshjes ndaj Shqipërisë, duke komentuar mungesat në mbrojtje dhe përgatitjet për sfidën. Ai theksoi se, edhe pse do të mungojnë të tre qendërmbrojtësit kryesorë, ka besim se lojtarët me eksperiencë do të përmbushin detyrat e tyre.

Hashek shpjegoi se ekipi është i përgatitur për çdo skenar dhe do të synojë fitoren për të kaluar grupin si të parët, pa u kënaqur me barazimin. Ai vlerësoi Shqipërinë si një skuadër të fortë dhe me lojtarë të aftë, që mund të sulmojnë me shpejtësi dhe të shënojnë nga distanca. Trajneri kujtoi gabimet e vitit të kaluar përballë Shqipërisë dhe theksoi nevojën për të qenë të kujdesshëm në mbrojtje, sidomos në kundërsulmet e shpejta të shqiptarëve.

Në përfundim, Hashek u shpreh se objektivi i Çekisë është të fitojë dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme