Sport 7 November 2024, 00:28 Nga VNA

Champions League/ Barcelona dhe Bayern triumfojnë, Inter mposht Arsenalin

Ndaje në Whatsapp
Champions League/ Barcelona dhe Bayern triumfojnë, Inter mposht Arsenalin

Këtë të mërkurë u luajt xhiroja e katërt e Champions League dhe solli rezultate interesante, ku Interi arriti një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Arsenalit në "San Siro".

Ndeshja nisi me një ritëm të shpejtë dhe emocionues, me zikaltërit që u afruan me gol që në minutën e dytë, por një goditje e fuqishme u ndal nga traversa. Gjatë pjesës së parë, Arsenal u bë gjithnjë e më i rrezikshëm dhe kishte disa mundësi për të shënuar, ndërsa në minutën e 28, londinezët kërkuan një penallti për një ndërhyrje në zonë, por gjyqtari nuk e akordoi.

Megjithatë, Interi arriti të shënonte golin e vetëm të ndeshjes në fund të pjesës së parë, me Hakan Çalhanoglu që realizoi nga jashtë zone.

Në ndeshjet e tjera të xhiros së katërt, Bayerni kaloi me sukses pengesën e Benficës me një fitore 1-0. Barcelona po ashtu nuk pati vështirësi ndaj Crvena Zvezdës, duke e mposhtur 2-5 në transfertë. Ndërkohë, PSG u mund 1-2 në shtëpi nga Atletico Madrid, duke pësuar një humbje të papritur para tifozëve të saj.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme