Sport 1 November 2024, 17:43 Nga VNA

Armando Broja afër rikthimit në stërvitje me Evertonin

Ndaje në Whatsapp
Armando Broja afër rikthimit në stërvitje me Evertonin

Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, ka bërë të ditur se procesi i rikuperimit të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, po ecën sipas planit. Sipas tij, Broja po tregon përkushtim të madh për t’u rikthyer në fushë. Dyche ka thënë se ai mund të fillojë të stërvitet me ekipin e parë që nga java e ardhshme, megjithatë do t’i duhet ende kohë për të arritur në formë të plotë për ndeshjet zyrtare.

“Armando është duke punuar fort për t’u rikuperuar. Të dhënat e fundit janë inkurajuese, por ende nuk është bashkuar me ekipin kryesor. Me shumë gjasa, ai do të nisë fazën e lehtë të stërvitjes javën e ardhshme, me ushtrime të nxehjes dhe lojëra për zotërimin e topit, një fazë që shënon fillimin e rrugëtimit të tij drejt rikthimit në fushë,” deklaroi Dyche.

Broja është larg fushave prej një kohe të gjatë dhe, për të rifituar formën e tij më të mirë, do t’i duhen disa ndeshje. Sulmuesi u bashkua me Evertonin në fund të merkatos së verës, por ende nuk e ka bërë debutimin për shkak të dëmtimit të tij. Pritet që ai të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës së Shqipërisë në Ligën e Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme