Sport 22 October 2024, 23:06 Nga VNA

Champions League/ Real Madrid përmbys Dortmundin, Shtutgart mposht Juventusin, PSG ndahet në barazim me PSV

Ndaje në Whatsapp
Champions League/ Real Madrid përmbys Dortmundin, Shtutgart mposht

Këtë të martë u zhvilluan ndeshjet e para të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Champions League. Real Madrid arriti një përmbysje të jashtëzakonshme në Bernabeu ndaj Dortmundit, duke fituar 5-2. Edhe pse verdhezinjtë shënuan me Malen dhe Gittens, kampionët e Europës u rikthyen me golat e Rudiger dhe Vinicius. Goli i Lucas në minutat e fundit i dha triumfin Realit, ndërsa Vinicius vulosi fatin e ndeshjes me golin e tij të tretë.

Në ndeshjet e tjera, Juventus pësoi një humbje 0-1 në Torino nga Stutgarti, ndërsa PSG dhe PSV ndanë pikët me një barazim 1-1. Skuadrat angleze patën një mbrëmje të suksesshme, me Arsenal që kaloi 1-0 Shakhtarin dhe Aston Villa që mundi Bolognan me rezultatin 2-0.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme