Sport 20 October 2024, 08:03 Nga VNA

Armando Broja drejt rikthimit në fushë, trajneri Dajç optimist për rikuperimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Armando Broja drejt rikthimit në fushë, trajneri Dajç optimist

Armando Broja po vazhdon procesin e rikuperimit nga dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave që nga vera e këtij viti. Trajneri i Evertonit, Shon Dajç, beson se rikthimi i tij është afër, duke e shoqëruar atë me stafin mjekësor në stërvitje.

“Çermiti është duke punuar me stafin dhe Broja është më përpara në këtë proces. Ai ka nevojë për një program ndeshjesh, por po punon aktivisht. Shpresojmë që shumë shpejt të bashkohet me ekipin,” u shpreh Dajç para ndeshjes me Ipsuiç.

Evertoni po vepron me kujdes, pasi nuk dëshiron të nxitojë rikthimin e Brojës. Sipas marrëveshjes me Çelsin, klubi nuk do të paguajë rrogën e tij derisa ai të jetë plotësisht i gatshëm për të kontribuar në ndeshje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme