Sport 15 October 2024, 20:52 Nga VNA

Shqipëria U-21 mbyll kualifikueset e Europianit me fitore, kapin vendin e katërt me rekord pikësh

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria U-21 mbyll kualifikueset e Europianit me fitore, kapin vendin e

Shqipëria U-21 ka fituar 1-0 përballë Armenisë në “Air Albania”. Ishte një autogol i armenëve në pjesën e dytë, që i dha fitoren Shqipërisë. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025.

Si në pjesën e parë dhe në të dytën, djemtë e Alban Bushit patën komandën e lojës. Për t’u theksuar që Bushi e ndoqi ndeshjen nga tribuna, për shkak të pezullimit që kishte nga kartonët.

Dhe pse Shqipëria e mbylli me një rekord prej 16 pikësh, nuk arriti më shumë se vendi i katërt në këto kualifikuese. Grupi i Shqipërisë përbëhej nga 6 përfaqësuese.

Poshtë kuqezinjve e mbyllën Mali i Zi dhe Armenia. Më mirë ia dolën Zvicra, me 2 pikë më shumë, si dhe Finlanda me Rumaninë. Këto të fundit ishin surpriza, pasi siguruar kualifikimin për në Sllovaki.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme