Sport 14 October 2024, 20:41 Nga VNA

 “Mund të shënonim 2-3 gola”, kapiteni Ismajli: Kthehemi më të motivuar se kurrë për ndeshjet e nëntorit

Ndaje në Whatsapp
 “Mund të shënonim 2-3 gola”, kapiteni Ismajli:

Një nga më të mirët në fushë ndaj Gjeorgjisë ishte edhe kapiteni i Kombëtares, Ardian Ismajli, i cili bëri një ndeshje fantastike. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas kësaj sfide, ai u shpreh se sot mund të kishin shënuar gola të tjerë, por edhe ky rezultat i motivon për ndeshjet e nëntorit.

“Ndeshjen me Çekinë e harruam direkt, menduam vetëm për Gjeorgjinë. E dominuam kundërshtarin, më përjashtim të minutave të fundit që u mbrojtëm. Mund të shënonim edhe 2-3 gola. Kthehemi më të motivuar se kurrë për ndeshjet e nëntorit.  Sot e kishin ndryshuar formacionin gjeorgjianët. U futën më sulmues. I kemi neutralizuar të gjitha aksionet e tyre. Besoj që fusha e tregoi.

Ata ishin të lumtur edhe me barazim. Do të shikojmë Çekinë me Ukrainën. Gjithçka është e hapur në nëntor, i falenderoj shumë tifozët për mbështetjen. Do të jemi më të motivuar se kurrë dhe do t’ia dalim” - Ismajli.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme