Sport 12 October 2024, 08:53 Nga VNA

Përdhosja e simboleve kombëtare, tifozët shqiptarë përleshen me çekët në tribune (Video)

Ndaje në Whatsapp
Përdhosja e simboleve kombëtare, tifozët shqiptarë

Provokime të turpshme u regjistruan mbrëmë në Pragë në ndeshjen Çekisë kundër Shqipërisë. Në tribunën e ultrasve çekë, u vendosën flamuj serb, si dhe simbolet e Shqipërisë janë kthyer përmbys. Madje në disa prej tyre janë vendosur kryqe tek pjesa e shqiponjës dykrenare. Gjeste këto aspak të hijshme nga ana e çekëve, të cilat nxitin urrejtje.

Por në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan.

Flamujt shqiptar që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e Serbisë vijoi gjatë gjithë sfidës.

 

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/10/xdownloader_N78-mi-fn.mp4"][/video]

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme