Sport 9 October 2024, 20:14 Nga VNA

Myrto Uzuni do mungojë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi, Silvinjo gjen zëvendësuesin e tij

Ndaje në Whatsapp
Myrto Uzuni do mungojë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për

Myrto Uzuni do të mungojë për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë, për shkak të një dëmtimi.

Siç shkruhet në komunikatë FSHF, lojtari ka ardhur i dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve të kryera, është konstatuar se nuk mund të rikuperohet për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, ndaj do të kthehet në Spanjë.

Në vend të tij, gati është Indrit Tuci, të cilin Silvinjo e ka takuar vetë dhe në Çeki ndërsa tani i jep besimin për të qenë pjesë e skuadrës.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme