Sport 2 October 2024, 23:14 Nga VNA

Champions League/ Real dhe Bayern ngecin në transfertë, Atletiko Madrid turpërohet nga Benfika. Liverpool bën detyrën, Juventus përmbys Laipsig

Ndaje në Whatsapp
Champions League/ Real dhe Bayern ngecin në transfertë, Atletiko

Përballjet e dyta të xhiros së dytë të Champions League sollën surpriza. Real Madrit ka humbur në transfertë me Lilë me rezultatin 1-0. Ndeshja u vendos nga një penallti në limitet e kohës të pjesës së parë që u realizua nga Devids dhe që rezultoi goli i fitores.

Me të njëjtin rezultat humbi edhe Bayer Mynih në fushën e Aston Villa, ku këta të fundit ndëshkuan bavarezët në minutën e 79. Benfika turpëroi Atletikon e Madridit në Portugali, duke e mposhtur thellë me rezultatin 4-0.

Ndërkohë Liverpool bëri detyrën ndaj Bolonjës  duke fituar 2-0. Përmbysje të madhe bëri Juventus, e cila edhe pse luajti me një lojtar më pak, iu përgjigj dhëmb për dhëmb Laipsigut. Italianët arritën ta barazojnë disavantazhin në dy raste, ndërsa në minutën e 82 ishte Conceicao që i dha fitoren dhe duke fiksuar shifrat 3-2.

Nërsa përballjet e tjera përfunduan si më poshtë:

Girona-Feynord 2-3

Shakhtar-Atalanta 0-3

Dinamo Zagreb – Monako 2-2

Strum Graz – Club Bruge 0-1

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme