Sport 9 October 2024, 18:08 Nga VNA

Kualifikueset e EURO U-17, Shqipëria barazon me Kroacinë

Ndaje në Whatsapp
Kualifikueset e EURO U-17, Shqipëria barazon me Kroacinë

Shqipëria U-17 luajti ndeshjen e parë kualifikuese në grupin 3, të vlefshme për Kampionatin Europian U-17 ndaj Kroacisë. Në stadiumin “Air Albania” kuqezinjtë barazuan 1-1 me Kroacinë. Shqipëria zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe dominoi me raste sidomos në pjesën e dytë, ku kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës me Gabriel Kullën.

Kroacia ishte më kërkuese në startin e ndeshjes, megjithatë kuqezinjtë ishin të vendosur mirë në prapavijë dhe larguan çdo rrezik.  Goli i parë i ndeshjes u shënuan në minutën e 28-të. Pas një harkimi në zonë nga lojtari i Kroacisë, futbollisti Darli Kurti nuk e largoi si duhet topin dhe shënoi autogol. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Kroacinë.

Fraksioni i dytë nisi me një zëvendësim për Shqipërinë. Arian Gavelli doli nga loja dhe u aktivizua Serxhio Vogli. Shqipëria i shkoi shumë pranë golit në minutën e 60-të me Andreas Llanën. Mesfushori kuqezi provoi me një goditje spektakolare nga jashtë zone, por u ndal nga portieri kundërshtar.

Llana u shfaq rrezikshëm edhe në të 64-ën. Mesfushori mori mirë topin brenda zonës dhe provoi me një goditje, por topi përfundoi jashtë ngjitur me shtyllën.

Shqipëria barazoi rezultatin me Gabriel Kullën në minutën e 66-të. Rikardo Sheji gjuajti në mënyrë spektakolare nga goditja e dënimit, por topi u ndal nga tranversa. Më pas, sulmuesi Gabriel Kulla e dërgoi topin në rrjetë.

Më 12 tetor do të luhen ndeshjet e dyta të grupit 3. Kuqezinjtë do të presin Hollandën në stadiumin kombëtar “Air Albania”, me sfidën e planifikuar të luhet në orën 15:00 ndërsa në orën 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet ndeshja Kroaci – Ishujt Faroe.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme