Sport 10 October 2024, 18:43 Nga VNA

Bajrami para ndeshjes me Çekinë: Kemi mungesa, por nuk ka justifikim

Ndaje në Whatsapp
Bajrami para ndeshjes me Çekinë: Kemi mungesa, por nuk ka justifikim

Në konferencë për shtyp para takimit të Nations League ndaj Çekisë, përveç trajnerit Sylvinho ka dalë edhe mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami. Mesfushori kuq e zi është shprehur se nesër do jetë ndeshje ndryshe, bëhet fjalë për një ekip fizik.Edhe pse na mungojnë disa lojtarë, mesfushori tha se grupi është gati.

“Besoj se ai gol që kam bërë është i kaluar. Nesër do jetë ndeshje ndryshe, bëhet fjalë për një ekip fizik. E dimë se çfarë na pret. Na mungojnë disa lojtarë, por grupi është gati. Kemi lojtarë të rinj. Tuci ka bërë stërvitjen e parë me ne. Nuk ka rëndësi shumë individualiteti, e dimë që kemi mungesa, por kemi grup të fortë. Në shtëpi, çekët njihen për forcën e tyre” – tha Bajrami.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme