Sport 11 October 2024, 17:30 Nga VNA

Tifozat kuq e zi nuk mungojnë as në Çeki, ja sa shqiptarë do jenë në “Epet Arena”

Ndaje në Whatsapp
Tifozat kuq e zi nuk mungojnë as në Çeki, ja sa shqiptarë

Tifozat e shumtë kuq e zi nuk do mungojnë në “Epet Arena” të Pragës për të mbështetur kombëtaren kundër Çekisë. Më tepër se një mijë tifozë kuqezi pritet të jenë të pranishëm në tribuna, në mbështetje të Kombëtares gjatë ndeshjes kundër Republikës Çeke.

Rreth 460 prej tyre janë pjesë e grupimit të organizuar “Tifozat Kuq e Zi”, ndërsa pjesa tjetër kanë udhëtuar drejt kryeqytetit çek me grupe turistike të organizuara, ose në mënyrë individuale.

Federata çeke në anën tjetër njoftoi se biletat e ndeshjes nuk janë shitur të gjitha. Pavarësisht kësaj, edhe pse impianti nuk do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë, atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme