Sport 15 October 2024, 19:59 Nga VNA

“Air Albania” plotë për ndeshjet e nëntorit, shiten të gjitha biletat për dy ndeshjet e kombëtares

Ndaje në Whatsapp
“Air Albania” plotë për ndeshjet e nëntorit, shiten

“Air Albania” po shkon drejt “sold out” për ndeshjet e nëntorit, që Shqipëria do të luajë me Çekinë dhe Ukrainën. Mesa duket fitorja e Kombëtares mbrëmë në Gjeorgji ka dhënë efektin e saj.

Edhe pse ka mbetur dhe 1 muaj, por tashmë janë më pak se 1 mijë bileta në dispozicion për ndeshjen e parë kundër Çekisë, më 16 nëntor. Sfida tjetër me Ukrainën luhet më 19 nëntor, teksa aty ka më tepër bileta në dispozicion.

Të dyja takimet do të luhen në orën 20:45 dhe mbyllin rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Prej kohësh biletat shiten vetëm “online” dhe duhet thënë se “sold out” është kthyer në traditë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme