Sport 16 October 2024, 19:56 Nga VNA

Shqipëria ngjitet përsëri në renditjen e FIFA-s pas fitores me Gjeorgjinë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria ngjitet përsëri në renditjen e FIFA-s pas fitores

Shqipëria ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve përballë Gjeorgjisë për renditjen në grupin e Ligës së Kombeve, por dhe për renditjen e FIFA-s, ku kishte filluar një rënie e cila po bëhej gjithnjë e më shqetësueses.

Falë suksesit ndaj gjeorgjianëve të cilët në muajin e kaluar me triumfin përballë kuqezinjve na kaluan në renditjen e përgjithshme, Shqipëria këtë herë ka qenë ajo që ka bërë kundër-parakalimin.

Me pikët e fituara këtë muaj sipas përllogaritjeve të sistemit të FIFA-s, Shqipëria kthehet përsëri në vendin e 65-të në këtë klasifikim, duke bërë një lëvizje me dy shkallë më lart. Ndërkohë, Gjeorgjia bie me një shkallë në vendin e 67 në renditje.

Gjithashtu Kosova është shumë pranë një arritje historike për të, pasi mban vendin e 101-të në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” nuk kanë qenë asnjëherë më afër pranisë mes 100 vendet e para në klasifikimin e FIFA-s, në historinë e tyre.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme