Sport 20 October 2024, 09:58 Nga VNA

Video/ Tre gola dhe një asist për 12 minuta, Leo Messi i jep titullin e radhës me rekord pikësh Inter Maiamit

Ndaje në Whatsapp
Video/ Tre gola dhe një asist për 12 minuta, Leo Messi i jep titullin

Inter Miami ka arritur fitoren e 22-të në këtë edicion të MLS, duke mposhtur Neë England Revolution me rezultatin 6-2 në ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt. Ekipi festoi titullin e sezonit para tifozëve të tij, me Leo Messin në rolin e yllit.

Pavarësisht se Messi nuk filloi ndeshjen si titullar dhe u inkuadrua në minutën e 58-të, ai shkëlqeu me performancën e tij. Argjentinasi shënoi tre gola në vetëm 11 minuta (78′, 81′ dhe 89′), duke kontribuar në një fitore mbresëlënëse.

Kjo ndeshje kishte rëndësi të veçantë për Inter Miamin, pasi Messi dhe shokët e tij e thyen rekordin për më së shumti pikë në histori të MLS, duke grumbulluar 74 pikë, më shumë se Neë England Revolution me 73 pikë. Gjatë takimit, Luis Suarez shënoi dy herë, ndërsa Cremaschi kontribuoi me një gol tjetër. Leo Messi, me magjinë e tij, vazhdon të jetë protagonisti i padiskutueshëm i ekipit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme