Sport 20 October 2024, 15:18 Nga VNA

Rei Manaj lë pas dëmtimin dhe rikthehet me dy gola në kampionatin turk

Ndaje në Whatsapp
Rei Manaj lë pas dëmtimin dhe rikthehet me dy gola në kampionatin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj ishte protagonist duke realizuar dopietë mesditën e kësaj të diele, në triumfin e Sivaspor ndaj Hatayspor.

Fillimisht, Manaj realizoi me kokë, pas një krosimi të Turgunboev, në minutën e 43-të.

Për të parë golin e dytë personal të tij, u desh të vinte minuta e 73-ë, kur ai përktheu në gol një 11-metërsh.

27-vjeçari rikthehet kështu në formë, teksa në ndeshjet e fundit ka munguar për shkak dëmtimi. Manaj nuk luajti në 3 ndeshjet e kaluara të kampionatit, sakaq nuk u grumbullua as nga Sylvinho për takimet e rëndësishme të tetorit.

Në 6 ndeshje, lojtari në këtë sezon ka shënuar 3 gola, ndërsa nuk ka provuar ende shijen e asistit. Në edicionin e parë, Manaj arriti në kuotën e 18 golave.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme