Sport 27 October 2024, 16:12 Nga VNA

Skënderbeu-Partizani, përballja me mungesa në dy ekipet

Ndaje në Whatsapp
Skënderbeu-Partizani, përballja me mungesa në dy ekipet

Më 30 tetor në orën 17:00, Skënderbeu dhe Partizani do të përballen në stadiumin e Korçës në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Kjo ndeshje premton një spektakël të madh, por të dyja skuadrat do të duhet të përballen me mungesa të rëndësishme për shkak të kartonëve.

Skënderbeu do të luajë pa kapitenin e saj, Elvis Prençi, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Elbasanit. Trajneri Ivan Gvozdenoviç do të duhet të gjejë zgjidhje për ta zëvendësuar atë. Në anën tjetër, mbrojtësi Janaqi, i cili e nisi ndeshjen e kaluar nga minuta e parë, gjithashtu do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë.

Nga ana e Partizanit, mungesat janë edhe më të theksuara, me tre titullarë që do të ndjekin ndeshjen nga tribunat. Rrapaj, Bytyçi dhe Hadroj nuk do të jenë në dispozicion, me Hadrojn që e pësoi për shkak të protestave, pavarësisht se nuk luajti asnjë minutë.

Megjithëse Partizani mban kreun e klasifikimit, ai ka vetëm gjashtë pikë më shumë se Skënderbeu, i vendosur në vendin e tetë. Kjo bën që ndeshja të ketë një rëndësi të veçantë për të dy skuadrat, duke e bërë atë një përballje të pritur nga tifozët dhe ekspertët e futbollit. Të dy trajnerët do të duhet të përballen me këto sfida në përpjekje për të siguruar tre pikët e plota.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme