Sport 4 November 2024, 21:54 Nga VNA

Dinamo i jep leksion Elbasanit, Teuta dhe Partizani ndahen me barazim

Ndaje në Whatsapp
Dinamo i jep leksion Elbasanit, Teuta dhe Partizani ndahen me barazim

Dinamo ka shkëlqyer në “Elbasan Arena”, duke arritur një fitore të thellë 0-5 ndaj Elbasanit. Në një ndeshje plot spektakël, ekipi i trajnerit Ilir Daja e mbylli pjesën e parë me dy gola nga Zabërgja dhe një nga Meksi. Edhe në pjesën e dytë, Dinamo mbajti ritmin e lartë, me Dejvi Bregun që shënoi dy herë, duke thelluar diferencën. Tifozët e Elbasanit, të pakënaqur me rezultatin, u larguan nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes. Me këtë fitore, Dinamo renditet në vendin e tretë, ndërsa Elbasani është në vendin e pestë.

Në ndeshjen tjetër, Teuta arriti të shmangë humbjen ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”, me sfidën që përfundoi 1-1. Ekipi i Veselinovic ishte në avantazh falë golit të Carës në minutën e 9-të, por në kohën shtesë, Lloci barazoi me një penallti. Pas kësaj ndeshjeje, Partizani renditet në vendin e dytë me 21 pikë, ndërsa Teuta është në vendin e gjashtë me 16 pikë.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme