Sport 4 November 2024, 13:02 Nga VNA

Berat Gjimshiti tregon origjinën/ Përplasja me Mazzocchin e Napolit

Ndaje në Whatsapp
Berat Gjimshiti tregon origjinën/ Përplasja me Mazzocchin e Napolit

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, i njohur për ftohtësinë dhe qetësinë e tij në fushë, ka befasuar të gjithë duke reaguar ashpër gjatë ndeshjes së fundit kundër Napolit. Ndonëse zakonisht ruan qetësinë, një situatë e tensionuar me lojtarin e Napolit, Pasquale Mazzocchi, nxori në pah anën më energjike të tij.

Atalanta triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Napolit, në një përballje të cilën Gjimshiti e dominoi në mbrojtje. Megjithatë, pas golit të tretë, i shënuar në minutat shtesë nga Retegui, Mazzocchi i Napolit ofendoi Gjimshitin nga stoli, duke çuar në një përplasje mes tyre. Për herë të parë, Gjimshiti u përball “dhëmbë për dhëmbë” me lojtarin italian.

Arbitri Doveri ndërhyri menjëherë, duke i ndëshkuar të dy me karton të verdhë për të qetësuar situatën. Pavarësisht gjithçkaje, Gjimshiti tregoi karakterin e tij luftarak dhe krenarinë për origjinën, duke reaguar në mbrojtje të respektit të tij në fushë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme