Sport 7 December 2024, 23:37 Nga VNA

Myrto Uzuni theu rekordin tek Granada, klubi e i bën jehon sulmuesit shqiptar

Ndaje në Whatsapp

Myrto Uzuni shkroi historinë sot me Granadën, duke u bërë lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola për këtë klub. Me 46 golat e tij, sulmuesi i Kombëtares shqiptare theu rekordin e El Arabit, duke e arritur këtë sukses në vetëm 103 ndeshje. Pas fitores 3-0 ndaj Racing Santander, klubi spanjoll e nderoi me një postim në rrjetet sociale për arritjen e tij.

Dy golat e shënuar sot erdhën kundër skuadrës që kryeson La Liga 2, ndërsa objektivi i Uzunit mbetet rikthimi i Granadës në elitën e futbollit spanjoll. Aktualisht, sulmuesi 29-vjeçar është i dyti në renditjen e golashënuesve të kampionatit me 11 gola, një më shumë se Luis Suarez i Almerias.

Në minutën e 58-të, Uzuni shpëtoi pozicionin jashtë loje dhe u nis drejt zonës kundërshtare me shpejtësi. Kur pa portierin që dilte nga pozita, ai tentoi një gjuajtje të mprehtë me të djathtën për ta çuar topin mbi të. Megjithatë, goditja u ndal nga traversa dhe topi shkoi jashtë, duke lënë të dëshpëruar sulmuesin për këtë mundësi të humbur për të shënuar një gol spektakolar.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme