Sport 11 December 2024, 18:15 Nga VNA

Arabia Saudite zyrtarisht do të jetë mikpritëse e Kupës së Botës 2034

Ndaje në Whatsapp
Arabia Saudite zyrtarisht do të jetë mikpritëse e Kupës

Arabia Saudite u konfirmua sot zyrtarisht si mikpritëse e Kupës së Botës për meshkuj 2034, nga FIFA. Ky vendim, që ka qenë i pritur për më shumë se një vit, vjen pas përshpejtimit të procesit të ofertave për eventin e vitit 2034 nga ana e FIFA-s.

Ky hap ka ngjallur kritika të ashpra nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat nënvizojnë shqetësime mbi kufizimet e lirisë, abuzimin e punëtorëve migrantë dhe shtypjen e të drejtat e grave dhe personave LGBTQ+ në Arabinë Saudite.

Megjithatë, autoritetet sauditë kanë premtuar se organizimi i Kupës së Botës do të shënojë një "udhëtim transformues" për vendin, duke sjellë përmirësime në liritë dhe të drejtat e grave. FIFA dhe zyrtarët sauditë besojnë se ky eveniment do të kontribuojë në avancimin e ndryshimeve shoqërore dhe përfshirjen më të madhe të grave në shoqëri.

Vendimi i shpejtë për këtë organizim u mundësua pas miratimit të planit nga FIFA për të organizuar Kupën e Botës 2030 në tre kontinente, të udhëhequr nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme