Sport 17 December 2024, 18:14 Nga VNA

Superlia Europiane, UEFA dhe FIFA marrin kërkesën zyrtare për të njohur turneun

Ndaje në Whatsapp
Superlia Europiane, UEFA dhe FIFA marrin kërkesën zyrtare për

Projekti i Superligës Europiane, i iniciuar nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është rikthyer në fokus dhe këtë herë ai ka paraqitur detajet e një turneu të ri për të cilin klubet kërkojnë të marrin drejtimin e organizimit. Ky projekt është dorëzuar tashmë në zyrat e UEFA-s dhe FIFA-s.

Kompania “A22”, e angazhuar në organizimin e këtij turneu, ka publikuar planin për kompeticionin që do të quhet “Unify League”. Ky turne do të ndahet në katër kategori dhe do të përfshijë skuadrat më të mira të kampionateve kombëtare kontinental, me selektim bazuar në meritën sportive. Ndeshjet do të transmetohen përmes një aplikacioni, i cili do të ofrojë mundësi shikimi me pagesë pa reklama ose mundësi falas, ku do të shfaqen reklama që do të kontribuojnë në sigurimin e të ardhurave të rëndësishme.

Liga Star do të mbledhë skuadrat më të forta dhe do të ndahet në dy grupe, secili me 8 ekipe. Po kështu, Liga Gold, e dyta në renditje, do të ketë gjithashtu dy grupe të përbërë nga 8 skuadra. Ligat Blue dhe Union do të përfshijnë nga 32 skuadra secila.

Tani mbetet të shihet si do të reagojë UEFA ndaj kërkesës për njohjen e këtij turneu të ri, i cili, ashtu si kompeticionet tradicionale të UEFA-s, planifikon të zhvillojë finalet në muajt maj dhe qershor. Kompania “A22” ka njoftuar se ka marrë mbështetje të gjerë dhe, pas miratimit të mundshëm nga organet ndërkombëtare, do të fillojë me organizimin dhe njoftimin e skuadrave pjesëmarrëse.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme