Sport 13 December 2024, 18:26 Nga VNA

UEFA e dënon Serbinë për tentimin e tifozëve për ta djegur flamurin shqiptar

Ndaje në Whatsapp
UEFA e dënon Serbinë për tentimin e tifozëve për ta

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka dënuar të premten Federatën e Futbollit të Serbisë për sjellje raciste të tifozëve serbë në dy ndeshje të Ligës së Kombeve, përfshirë për përpjekjet e tyre për ta djegur flamurin e Shqipërisë në Zvicër.

Vendimi u bë i ditur të premten, pak orë para se shorti i FIFA-s i vuri Serbinë dhe Shqipërinë në të njëjtin grup kualifikues për Kupën e Botës 2026 – që nënkupton se ato do të përballen ndërmjet dy herë, vajtje-ardhje.

Të hënën, komiteti ekzekutiv i UEFA-s pritet të konfirmojë se Serbia dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkërisht Kampionatin Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027.

Gjatë ndeshjes Zvicër –Serbi në nëntor, tifozët serbë u xhiruan duke tentuar t’ia vënë zjarrin një flamuri të Shqipërisë.

Kombëtarja zvicerane ka futbollistë që kanë lidhje familjare me Shqipërinë apo Kosovën, përfshirë kapitenin e saj, Granit Xhaka.

UEFA tha se komiteti i saj disiplinor e akuzoi Federatën e Serbisë për “sjellje raciste dhe/apo diskriminuese” në Zvicër, më 15 nëntor, si dhe në shtëpi kundër Danimarkës tre ditë më vonë.

UEFA tha se ia ndaloi federatës serbe të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares jashtë vendit në garat e UEFA-s, si dhe e urdhëroi t’i mbyllë pjesë të stadiumit për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

UEFA gjithashtu e ka gjobitur federatën serbe me 173.000 euro në total. Serbia është dënuar nga UEFA edhe në të kaluarën për incidente të ngjashme. Ndeshjet mes Serbisë dhe Shqipërisë në kualifikimet e vitit të ardhshëm për Kupën e Botës do të jenë të parat prej se ato u takuan në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Ndeshja në Beograd në tetorin e vitit 2014 u braktis në mënyrë kaotike, pas futjes së një droni që barte një flamur nacionalist shqiptar mbi fushë./REL/

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme