Sport 24 December 2024, 20:50 Nga VNA

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi gati për duelin në "Arenën Kombëtare”

Ndaje në Whatsapp
Superkupa e Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi gati për duelin

Të enjten, më 26 dhjetor, në orën 19:00, stadiumi “Arena Kombëtare” do të presë ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë, edicioni i 31-të në histori.

Egnatia, kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, do të përballet me Kukësin, finalist i Kupës së Shqipërisë, në një duel për trofeun e parë të sezonit 2024/2025.

Dy ditë na ndajnë nga ky ngjarje e rëndësishme, ku Egnatia, pas fitimit të titullit kampion dhe Kupës, do të synojë të sigurojë trofeun e parë të Superkupës në historinë e klubit.

Nga ana tjetër, Kukësi e ka fituar këtë titull vetëm një herë dhe synon ta përforcojë me një trofe të dytë të Superkupës.

Biletat për ndeshjen mund të blihen vetëm online në platformën e bileta.al, në këtë link: Biletat e ndeshjes: Egnatia – Kukësi.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme