Sport 30 January 2025, 00:09 Nga VNA

Mbyllet faza e grupeve e Champions League/ Liverpol dhe Barcelona kalojnë si kryesuese. Real Madrit, Bayern Mynih, Manchester City, Juventus do luajnë Play-Off

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet faza e grupeve e Champions League/ Liverpol dhe Barcelona kalojnë

Përfundon faza e grupeve në UEFA Champions League. Të mërkurën, u mësuan 8 skuadrat e para që kaluan direkt në fazën e eliminatorëve, ndërkohë që ato që renditen nga vendi i 9-të deri në të 24-të, do të luajnë në Play-Off.

Manchester City kalon me një dramë ndaj Club Brugge. Të besuarit e Guardiolës sigurojnë një vend në Play-Off, por për ta arritur këtë, iu desh një përmbysje 3-1 ndaj belgëve, që zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe meritojnë duartrokitje.

PSG kualifikohet gjithashtu për në Play-Off pas një fitoreje bindëse 1-4 ndaj Stuttgartit. Real Madrid, me një fitore 0-3 ndaj Brestit, renditet në vendin e 12-të dhe kalon në fazën tjetër. Juventus pëson një humbje 0-2 ndaj Benficës, me të dyja skuadrat që kalojnë në Play-Off. Në ndeshjen tjetër, Dinamo Zagreb mund Milanin 2-1, një rezultat që bën që ekipi i Conseicaos të mos kualifikohet direkt, por të shkojë në Play-Off.

Bayern e sheh veten në vendin e 12-të, pasi mundi 3-1 Slovan Bratislavën, ndërsa Barcelona-Atalanta përfundoi 2-2.

Interi nuk has aspak vështirësi ndaj Monacos. Zikaltërit fituan pastër 3-0, duke mos e vendosur për asnjë moment në dyshim takimin. Me këtë fitore, ekipi i Inzaghit e mbyll i katërti. Bashkë me Interin, të kualifikikuara direkt janë edhe Liverpool, Barcelona, Arsenal, Atletico, Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.

Rezultatet live:

Aston Villa 4-2 Celtic

Barcelona 2-2 Atalanta

Bayer Leverkusen 2-0 Sparta Prague

Bayern Munich 3-1 Slovan Bratislava

Brest 0-3 Real Madrid

D.Zagreb 2-1 AC Milan

Dortmund 3-1 Shakhtar Donetsk

Girona 1-2 Arsenal

Inter 3-0 Monaco

Juventus 0-2 Benfica

Lille 6-1 Feyenoord

Manchester City 3-1 Club Brugge KV

PSV 3-2 Liverpool

Salzburg 1-4 Atl. Madrid

Sporting CP 1-1 Bologna

Sturm Graz 1-0 RB Leipzig

Stuttgart 1-4 PSG

Young Boys 0-1 Crvena zvezda

 

 

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme