Sport 27 March 2025, 10:45 Nga VNA

Incident në kampionatin e femrave, presidenti i apolonisë Koço Kokëdhima konfronton gjyqtarin

Ndaje në Whatsapp
Incident në kampionatin e femrave, presidenti i apolonisë Koço

Në ndeshjen e kampionatit të femrave mes Apolonisë së Fierit dhe Gramshit, presidenti i klubit fierak, Koço Kokëdhima, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të klubit, ka hyrë në fushë dhe është konfrontuar fizikisht dhe verbalisht me gjyqtarin e ndeshjes, Dorjan Melataj.

Incidenti ka shkaktuar ndërprerjen e takimit për rreth 30 minuta, ndërkohë që, sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), një ndërhyrje e tillë duhej të çonte në përfundimin automatik të ndeshjes. Megjithatë, për shkak të presionit të ushtruar, arbitri e ka rifilluar takimin.

Në fund, Apolonia ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0, por tashmë mbetet për t’u parë vendimi i FSHF-së lidhur me fatin e ndeshjes dhe masat disiplinore që mund të merren ndaj klubit fierak.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme