Sport 14 April 2025, 15:58 Nga VNA

Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës

Ndaje në Whatsapp
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e

Luis Suarez rikthehet në qendër të vëmendjes, jo për një gol spektakolar, por për një veprim të shëmtuar në fushë. Sulmuesi uruguajan, i njohur si një nga lojtarët më të suksesshëm por edhe më kontrovers në historinë e futbollit modern, është përfshirë sërish në një incident ku ka kafshuar një kundërshtar… ose më saktë, këtë herë, një shok skuadre.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një ndeshjeje të Kupës në SHBA, mes Inter Miami dhe LA Galaxy, ku skuadra e Lionel Messit fitoi 3-1. Ndërsa Mesi shkëlqeu me dy gola, Suarez la njollë në këtë fitore me një gjest të papranueshëm: ai kafshoi Jordi Albën, bashkëlojtarin e tij te Inter Miami dhe mik i ngushtë i Messit.

Nuk dihet ende motivi i saktë i këtij reagimi, por mendohet se Suarez ka pasur një moment tensioni gjatë lojës, që përfundoi me një veprim të pamenduar dhe të pajustifikueshëm. Disiplina në SHBA pritet të marrë masa ndaj sulmuesit 37-vjeçar, i cili nuk është për herë të parë në qendër të akuzave për sjellje të dhunshme në fushë.

Historik i gjatë kafshimesh

Luis Suarez është dënuar tri herë më parë për kafshime gjatë karrierës së tij:

  • 2010 – Si lojtar i Ajax-it, kafshoi mesfushorin Otman Bakkal të PSV-së. U pezullua për 7 ndeshje.
  • 2013 – Si lojtar i Liverpool-it, kafshoi Branislav Ivanoviç të Chelsea-t. U pezullua për 10 ndeshje.
  • 2014 – Gjatë Kupës së Botës, kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini. U dënua me 9 ndeshje pezullim dhe ndalim nga çdo aktivitet futbollistik për katër muaj.

Ky veprim i fundit në SHBA mund të sjellë një tjetër dënim të ashpër për Suarez, i cili duket se, pavarësisht moshës dhe përvojës, nuk ka arritur të kontrollojë plotësisht impulsivitetin e tij në fushën e lojës

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme