Sport 26 April 2025, 10:16 Nga VNA

UEFA planifikon të tjera ndryshime në Champions League, ja ndryshimet që pritet të miratohen

Ndaje në Whatsapp
UEFA planifikon të tjera ndryshime në Champions League, ja ndryshimet

UEFA po shqyrton mundësinë për të bërë disa ndryshime në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, i cili këtë sezon nisi me një fazë lige me 36 skuadra përpara se të kalohej në eliminatoret direkte. Sipas gazetës gjermane “Bild”, këto janë disa nga ndryshimet që po diskutohen:

  1. Avantazhi i fushës deri në gjysmëfinale

Dy skuadrat që përfundojnë në vendin e parë dhe të dytë në fazën e ligës do t’i luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi deri në gjysmëfinale. Katër skuadrat e para do ta kenë këtë avantazh në çerekfinale. Kjo do të zgjerojë përfitimin që tani iu jepet vetëm dy skuadrave të para në 1/8 finale.

  1. Heqja e shtesave

Në rast barazimi në rezultatin e përgjithshëm në fund të ndeshjes së kthimit, nuk do të luhem më shtesa (30 minuta). Do të kalohet drejtpërdrejt te penalltitë për të shmangur lodhjen shtesë të lojtarëve.

  1. Ndalimi i dueleve mes ekipeve të së njëjtës ligë

UEFA po mendon të rikthejë rregullin e vjetër që ndalon takimet mes ekipeve të së njëjtës ligë (kampionati kombëtar) deri në çerekfinale. Aktualisht, ekipe të një kombësie mund të përballen që në “play off”-in para 1/8 finale, siç ka ndodhur këtë sezon. Kjo iniciativë është më e vështira për t’u zbatuar për shkak të kritereve të shortit.

Kur vendoset?

Të gjitha këto ndryshime do të diskutohen më 30 maj, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, një ditë para finales së Champions League 2024-25, që do të zhvillohet në Mynih. Nëse miratohen, këto rregulla do të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si përjetohet Champions-i, duke theksuar edhe më shumë rolin e pozicionimit në fazën e ligës.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme