Sport 31 May 2025, 14:22 Nga VNA

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF-ja merr dritën jeshile nga FIFA për tifozët pas porte

Ndaje në Whatsapp
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF-ja merr dritën jeshile nga FIFA për

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës në “Arena Kombëtare”, FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me qeverinë botërore të futbollit për mënyrën e zbatimit të vendimit dhe lehtësimin e masave të stadiumit.

Eksluzivisht, burime të “Panorama Sport” konfirmojnë se FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për të vendosur përsëri tifozë në tribunat pas porte për ndeshjen e madhe Shqipëri-Serbi më 7 qershor. Kjo pas përgatitjes së një plani të përmirësuar kundër diskriminimit dhe angazhimit të FSHF-së për të parandaluar çdo sjellje të papranueshme. Sipas marrëveshjes, tribunat që ishin parashikuar për mbyllje 20% do të mbushen me një përzierje të grupeve të komunitetit dhe organizatave kundër diskriminimit, si dhe tifozëve tradicionalë shqiptarë, duke siguruar një ambient ku mbështetja për Kombëtaren shoqërohet me mesazhe të forta kundër diskriminimit.

FSHF-ja u ka bërë apel tifozëve që të tregojnë përgjegjësi dhe respekt në sjelljen e tyre gjatë ndeshjes ndaj Serbisë, për të shmangur ndëshkime të mëtejshme dhe për të ndihmuar në krijimin e një atmosfere pozitive dhe të sigurtë në stadium. Ndeshja Shqipëri-Serbi më 7 qershor pritet të jetë një test i rëndësishëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për tifozët dhe Federatën, në drejtim të promovimit të sportivitetit dhe bashkëjetesës përballë sfidave sociale. Me marrjen e këtij vendimi, mbrëmjen e së shtunës tjetër, do të kemi një stadium të mbushur plot.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme