Sport 30 May 2025, 13:44 Nga VNA

Ndeshja Shqipëri- Serbi, ish deputeti Jenisheri letër Sylvinhos: Më lejoni t'ju ndihmoj me futbollistët, do fitoni

Ndaje në Whatsapp

Më 7 qershor luhet ndeshja e futbollit Shqipëri- Serbi në stadiumin "Arena Kombëtare" dhe kësaj sfide tejet të rëndësishme ka menduar t'i japë një dorë kombëtares tonë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri.

Përmes një letre publike, ish deputeti i shkruan trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo, duke i ofruar  ekspertizën për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë.

Jenisheri i kërkon trajnerit brazilian që t’i mundësohet një takim me futbollistët e Kombëtares, për t’iu mësuar një teknikë të veçantë driblimi dhe finalizimi, që sipas tij, do t’i garantojë Shqipërisë fitoren. Duke e cilësuar veten edhe si ish-trajner futbolli, Jenisheri pretendon se ka “çelësin” e fitores ndaj Serbisë, edhe pse letra e tij nuk pritet të merret seriozisht nga trajneri i Kombëtares.

Letra e plotë:

I Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos Une jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit te Shqiperise i legjislacionit te IX te Republikes se Shqiperise dhe trainer futbolli (ish keshilltar 1 trajnerit te ekipit kombetar te Shqiperise. Ngaqe kisha nxjerre nje lloj stervitje per me aftesue futbollistat teknikisht e qe me porosi te FSHF u eksperimentua dhe doli qe ishte ne nivel shume me te larte se ajo qe publikonte FIFA dhe qe e dini Juve. Meqenese ndeshja me Serbine eshte e nje rendesie dhe politike e nje rendesie te veçante dhe futbollistet shqiptare qe ju keni ne dispozicion nuk kane si ta dijne, po ju lutem te me jepni mundesine te ju a ve ne dispozicion futbollisteve (sidomos sulmues, por jo vetem) qe te bej qe 100% ndeshjen ta fitojme me Serbine. E kuptoj veshtiresine Tuaj qe ta besoni, por eshte nje e vertete e madhe, qe do ta shohesh vete per 3-4 dite futbollistet e fitojne ate shprehi per ta ekzekutuar ne loje. Me shprese se keni deshiren Tuaj te padiskutueshme per ta fituar ndeshjen Shqiperi – Serbi do te plotesoni kerkesen time qe futbollistet te njihen me kete progress, e ndeshja sigurisht te fitohet me rezultat te mirë nga Shqiperia.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme