Kronika 25 April 2025, 10:49 Nga VNA

Hetim nga SPAK/ Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë pas takimit elektoral të PD

Ndaje në Whatsapp
Hetim nga SPAK/ Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e

Xhelal Mziu, kandidat për deputet i PD-së në qarkun Dibër do të hetohet nga SPAK bashkë me nipin e tij, pasi ka goditur një punonjës të njësisë administrative Ostren.

Ndaj Mziun është ngritur akuza e kanosjes dhe dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Ngjarja ka ndodhur në fund të një takimi elektoral në këtë njësi, ku Mziu dhe nipi i tij kanë kërkuar llogari nga Kalosh Murra pse qëndronte në ambjentet e jashtme të njësisë. Ai iu është përgjigjur dhe ishte në punë dhe në këto momente ata dyshohet ta kenë goditur.

Njoftimi

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme