Kronika 24 April 2025, 22:21 Nga VNA

"11 vjeçari po lufton për jetën"/ Lala zbulon detaje nga hetimet për atentatin në Lundër: U gjet ADN e...

Ndaje në Whatsapp
"11 vjeçari po lufton për jetën"/ Lala zbulon detaje

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga hetimet për atentatin në Lundër, ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dy të mitur.

Lala tha se 11 vjeçari i plagosur po lufton për jetën në një spital të Italisë.

Lidhur me hetimet, Lala tha se është gjetur ADN e disa personave në vendngjarje, që dyshohen si autorët e ngjarjes.

"Ngjarja në Lundër ku u plagosën katër persona, mes tyre dy fëmijë të mitur, ngjarje shumë e rëndë. E patolerueshme që krimi të ngrejë dorën mbi fëmijë. Është plagosur edhe një 19 vjeçar student në Britani dhe shoferi. Zhvillimi ka të bëjë me faktin që pas rikqyrjes së vendit të ngjarjes, janë zbuluar sende personale të autorëve të dyshuar. Janë zbuluar të paktën tre gjurmë të ADN dhe shpresat për identifikimin e autorëve rriten ndjeshëm. Ndoshta nuk zbulohen sot, por policia ka ADN në databazë zyrtare dhe probabiliteti i zbulimit është shumë i lartë.

11 vjeçari është në gjendje të rëndë por ende në jetë, shpresojmë tja dalë. Policia duhet të shkojë te urdhëruesit. Edhe nëse kapen ekzekutorët, duhet punuar dhe hedhur dritë me këtë ngjarje.

Ka dyshime që policia dhe prokuroria besojnë që shënjestrat nuk ishin fëmijët por ishin të tjerë. I takon hetimit të sqarojë shënjestrën", tha Lala.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme