Kronika 24 April 2025, 21:23 Nga VNA

“Blerje votash nga burgu”, Klodiana Lala zbulon hetimin sekret për krimet zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
“Blerje votash nga burgu”, Klodiana Lala zbulon hetimin sekret

SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë nisur hetimin e krimeve zgjedhore për fushatën e 11 majit.

Gazetarja Klodiana Lala, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, ndërsa njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në një burg të sigurisë së lartë ku rezulton se u dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një forcve politike.

“Nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, 7 me iniciativën e prokurorëve që kanë konstatuar që ka vepra penale për krim zgjedhor. Ka patur një risi se është platforma online me ankesa dhe të dhëna.

Ka pasur shumë kërkesa për administratën, për resurset shtetërore nga ministra dhe dyshime për shiblerje të votës.

I vetmi rast zyrtar është ai i Lushnjës që mund të hetohej nga prokuroria vendore.

Njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në burgun e sigurisë së lartë. Ka dyshime të arsyeshme, është një hetim që po mbahet në sekret të plotë që ka derivuar nga sekuestrimi i një celulari ku rezulton se u dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një force politike. Mund të ketë orfuar para apo bërë presion. Është hera e parë. Duhet parë se çfarë do të japë në ditët edhe javët në vijim”- tha Lala.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme