Kronika 24 April 2025, 12:25 Nga VNA

Drejtori i burgut të Peqinit, Florenc Doka jep dorëheqjen nga detyra

Ndaje në Whatsapp
Drejtori i burgut të Peqinit, Florenc Doka jep dorëheqjen nga detyra

Florenc Doka, drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Peqin, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ende nuk janë bërë publike arsyet që çuan në largimin e Dokës nga detyra, por mësohet se ai ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë.

Doka u emërua në krye të këtij institucioni në dhjetor të vitit 2023, pas arrestimit të ish-drejtorit dhe disa zyrtarëve të tjerë, të përfshirë në skandalin që pasoi vrasjen e të burgosurit Arben Lleshi nga Sokol Mjacaj brenda ambienteve të burgut.

Florenc Doka ka një karrierë të gjatë në sistemin penitenciar dhe ka qenë pjesë e administratës së burgjeve përpara se të merrte drejtimin e institucionit të Peqinit. Deri tani nuk ka një emër zëvendësues për pozicionin e lënë bosh.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme