Kronika 23 April 2025, 10:49 Nga VNA

Vrau vajzën palestineze në Tiranë, arrestohet në Liban

Ndaje në Whatsapp
Vrau vajzën palestineze në Tiranë, arrestohet në Liban

Arrestohet në Liban Fadi Alëan, shtetas palestinez, i cili vrau me thikë vajzën e tij 24-vjeçare në një apartament të marrë më qira në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë.

Ai u arrestua për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë ku do të përballet me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ndaj Fadi Alëan gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".

 

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi Fadi Alëan në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen Rayan Alëan.

Trupi i pajetë i të resë u tërhoq nga të afërm pas dy muajsh qëndrimi në morg.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme