Kronika 22 April 2025, 12:06 Nga VNA

Dyshime për tenderin që supervizoi ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, SPAK sekuestron dokumenta pranë Hill Internacional NV

Ndaje në Whatsapp
Dyshime për tenderin që supervizoi ndërtimin e Tunelit të

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentave të kompanisë “Hill International NV”, e cila ka supervizuar ndërtimin e tunellit të Llogarasë.

Urdhri për sekuestrimin e dokumentave, u firmos nga prokurori Dritan Prençi dhe u zbatua nga një hetues i BKH-së.

Marrja dhe kqyrja e dokumentave pranë kompanisë “Hill International NV”, degë e një kompanie të huaj, doli si nevojë e hetimit që SPAK po kryen ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi dhe biznesmenit Valter Begaj, administrator i kompanisë Net Group.

Sipas dokumentave rezulton se bashkimi i operatorëve ekonomikë, kompanisë “Hill International NV” dhe Net Group e Valter Begaj kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë. SPAK po heton nëse ky tender është paracaktuar, për shkak se Evis Berberi dyshohet se favorizonte kompaninë e ish-ortakut të tij, Valter Begaj.

Sa i përket ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda duke folur për një aferë korruptive që implikon edhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme