Kronika 22 April 2025, 12:26 Nga VNA

Apeli i Posacëm "kyc" në qeli dy ish-zyrtarët që tentuan të hakeronin sistemet e SPAK. Ndërhynë në emailet e 3 prokurorëve

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posacëm "kyc" në qeli dy ish-zyrtarët që

Gjykata e Apelit të Posacëm vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-drejtorit të paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjoni dhe ish-zyrtarit të IMT-së Arnold Rrokaj, të cilët akuzohen për ndërhyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike. Ata tentuan të hakeronin sistemin e prokurorisë së Posacme dhe të siguronin materiale të dosjeve hetimore të njerëzve të politikës e krimit të organizuar. Sipas SPAK arritën të ndërhynin në emailet e 3 prokurorëve dhe të kopjonin disa materiale, të cilat Zambak Gjoni i shpërndau përmes ëhatsup tek disa persona, përfshirë dhe gazetarë. Në mesin e materialeve që kopjuan, rezulton të jetë marrë informacion për një dosje të ish-ministrit Damian Gjiknuri, biznesmenit Klodian Allajbeu dhe një vartëseje të këtij të fundit. SPAK po heton për një grup të strukturuar kriminal.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme