Kronika 22 April 2025, 16:08 Nga VNA

Vrasja e policit Muhamed Lika – Prokuroria kërkon paraburgim për gjashtë të dyshuarit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e policit Muhamed Lika – Prokuroria kërkon paraburgim për

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për gjashtë të dyshuarit në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. Të dyshuarit – Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi – ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ngjarja tronditëse ndodhi në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik, teksa rreshteri Lika ishte duke u kthyer në banesën e tij pas përfundimit të orarit të punës. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ai ishte ndjekur nga pas dhe, në momentin kur po ngjitej në shkallët e ndërtesës, është qëlluar me armë zjarri nga Rejhan Bela, i cili në momentin e ngjarjes ishte vetëm 17 vjeç. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa Lika ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Të pandehurit ndodhen në ndalim 48-orësh që prej 22 prillit 2025, pas një aksioni të Policisë së Shtetit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Kaçanik. Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i hetimeve intensive të nisura menjëherë pas krimit.

Tre nga të arrestuarit janë aktualisht në procedim penal edhe për djegien e objektit të Gjykatës së Kaçanikut dhe për shpërndarjen e pamfleteve me përmbajtje ekstremiste. Megjithatë, kryeprokurori Burim Cekrini ka sqaruar se nuk ka prova që këta individë të kenë lidhje me ndonjë organizatë terroriste si ISIS.

Pista kryesore e hetimeve mbështetet në dyshimin se vrasja e rreshterit Lika lidhet me detyrën e tij si oficer policie, pasi ai kishte qenë pjesë e operacioneve hetimore kundër një grupi kriminal aktiv në zonë.

Prokuroria pritet të vazhdojë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj vrasjeje, që ka tronditur opinionin publik dhe radhët e Policisë së Kosovës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme