Kronika 22 April 2025, 20:36 Nga VNA

“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, vrit veten, apo jo…” / “Në Shënjestër” zbardh detaje nga dosja për Dritan Stokën: Si përfitonin para në këmbim të legalizimeve

Ndaje në Whatsapp
“O Gim, unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash,

Kërcënimi me vendin e punës, apo presioni i votës nëpërmjet joshjes, siç janë edhe legalizimet e ndërtimeve të paligjshme, ishin në fokus të emisionit “Në Shënjestër”, këtë të martë.

Referuar dosjes hetimore, në vitin 2019, ish-punonjës të Drejtorisë së ALUIZN-it në nivel qendror dhe rajonal merrnin para në këmbim të lejeve të legalizimit nga qytetarë të ndryshëm që aplikonin për objektet e tyre informale, apo që kërkonin të pajiseshin me certifikatë pronësie në ZRPP, duke u krijuar atyre lehtësi në procedurat  pranë këtyre institucioneve.

Një prej tyre  ishte Dritan Stoka  i cili komunikonte me persona të ndryshëm për nxjerrjen e lejeve të legalizimit, kundrejt dhënies së votës për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2019.

Zona e tij operative mesa duket ishte ajo e Saukut në Tiranë, ku ishte në kontakt të vazhdueshëm me disa prej banorëve.

Në një tjetër bisedë Dritan Stoka, kapet në përgjim brenda zyrave të Kadastrës.

Aty nga ku flet për vota dhe favore dhe drejton punën për sigurimin e sa më shumë votuesve në favor të Partisë Socialiste.

Një listë e gjatë me emra në radhë që presin legalizimin në këmbim të votes, të cilët kanë pranuar te kthehen në numra rendorë, për hir të hallit që kanë.

“O Gim,  unë dua nga ty 600 vota, bëj ça të duash, vrit veten, apo jo… Tashi, nga familjarët kush do votoj  se i kam këtu, jam përpara me listën, meqë ti s’vjen… listën tënde, kam Elsën, kush është kjo Gerta, është motra? Po do votoj, kjo apo s’do votoj”, thotë Stoka, sipas dosjes hetimore.

Pas zgjedhjeve, votuesit që i kanë dhënë votën që i rrinë te dera e institucionit, një pjese të cilëve Stoka përpiqet të mos u dalë përpara, pasi kaq të shumtë kanë qenë ata që u ka premtuar legalizim kundrejt votës.

“Po prit pra se po bëhet. S’bëhet me sustë ueee. Shiko nesër në orën 7 e kena lënë tek ty, tek lokali lart, veranda”, u thotë Stoka votuesve që u ka premtuar legalizimin e ndërtimeve pa leje në këmbim të votës.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme