Kronika 23 April 2025, 11:04 Nga VNA

Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë/ Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq Isuf Hasën

Ndaje në Whatsapp
Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë/ Prokuroria Tiranë

Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq shtetasin I.H për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.H për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.258 të vitit 2025, u arrit të provohet se shtetasi I.H. shkaktoi vdekjen e fqinjit të tij, shtetasit Xh.M., i gjetur i pajetë në fshatin Shëngjin i Vogël në njësinë administrative, Shëngjergj të Tiranës më 13.01.2025.

Ekspertiza mjeko ligjore provoi se viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi. Ndërsa autori, shtetasi I.H. i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij. Autori gjithashtu pranoi që mori edhe sasinë e parave që viktima mbante gjithnjë me vete të lidhura me një qese në qafë.

Për shkak të marrëdhënieve të afërta që ekzistonin midis tij dhe viktimës, shtetasi I.H. ishte në dijeni të faktit që viktima mbante gjithmonë një qese me vete të lidhur në qafë, ku gjendeshin paratë e tij dhe pasi kreu aktit e vrasjes u largua drejt shtëpisë së vajzës së tij në Vorë, ku la armën e krimit dhe sasinë monetare.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dërgon në gjyq shtetasin I.H. për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ në dëm të viktimës, shtetasit Xh.M.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme