Kronika 23 April 2025, 20:34 Nga VNA

Avokatët e vrasësit ndihmuan hetuesit, gjendet celulari i Ilaria Sulës

Ndaje në Whatsapp
Avokatët e vrasësit ndihmuan hetuesit, gjendet celulari i Ilaria

Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, studentes shqiptare të vrarë më 26 mars nga ish- i dashuri i saj, Mark Samson. Telefoni u gjet në banesën e Samsonit, në rrugën Homs, në lagjen Africano të Romës, ku ndodhi dhe krimi.

Informacioni i dhënë nga Samson, i asistuar dhe nga avokatët e tij Fabrizio Gallo dhe Alessandro Pillitu, ishte vendimtar në lidhje me gjetjen e telefonit.

Ilaria Sula, 22 vjeçe, u qëllua për vdekje me tri plagë me thikë në qafë nga Mark Antony Samson, ish-i dashuri i saj me origjinë nga Filipinet, i cili më pas e braktisi trupin në një luginë në zonën e Capranica Prenestina.

Telefoni, i sekuestruar do të duhet të analizohet për të siguruar prova të mundshme.

Prokurorët kanë urdhëruar tashmë një kopje të ekspertimit të pajisjes për analizë.

Po ashtu, janë duke u zhvilluar teste në tabletin dhe kompjuterin e viktimës dhe në celularin e Samsonit.

Prokurorët, të udhëhequr nga prokurori shtesë Giuseppe Cascini, akuzojnë Samsonin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe për fshehje të kufomës. Ndërkohë, nëna e Samsonit po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Gjatë marrjes në pyetje, Samsoni ka pasur vështirësi të raportonte përmbajtjen e bisedave që Ilaria kishte me djem të tjerë, por ishte i gatshëm të tregonte për ngjarjen tragjike të mëngjesit të 26 marsit, të cilën ai e ka përshkruar si një “tërbim”. S

iç ka theksuar gjyqtari hetues, Samsoni ka shprehur “vuajtjen e tij për humbjen e një pjese të vetes, për arsye se ai buzëqeshte dhe për shkak të miqve të tij, por jo për dhimbjen që solli vdekjen e një vajze 22-vjeçare.

 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme