Bota 22 February 2025, 17:16 Nga VNA

Hamasi liron 6 pengje të tjera izraelite

Ndaje në Whatsapp
Hamasi liron 6 pengje të tjera izraelite

Grupi militant i Hamasi, ka liruar në kuadër të marrëveshjes me Izraelin 6 pengje të tjera izraelitë, në këmbim të qindra të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë.

Dhjetra militantë të maskuar dhe një turmë e madhe njerëzish ishin mbledhur në vendin e dorëzimit, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.

Në atë që është bërë i njohur si “Sheshi i pengjeve” në Tel Aviv, izraelitët duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur pankarta me fotografitë e pengjeve ndoqën drejtpërdrejt lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë më shumë se 600 palestinezë nga burgjet izraelite.

Izraeli dhe Hamasi janë në fazën e parë të një armëpushimi që filloi më 19 janar. Bisedimet për fazën e dytë janë planifikuar të fillojnë këtë javë, sipas ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Saar.

Hamasi vrau rreth 1200 vetë në sulmin e tetorit të vitit 2023 ndaj Izraelit dhe mori rreth 250 pengje. Më shumë se gjysma e tyre janë liruar në marrëveshjet e armëpushimit dhe marrëveshjeve të tjera, ndërsa tetë u shpëtuan në operacione ushtarake.

Operacionet ajrore dhe tokësore të Izraelit kanë vrarë më shumë se 48 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës që drejtohet nga Hamasi dhe që nuk bën dallime mes luftëtarëve dhe civilëve.

Ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin 17000 militantë. Ofensiva shkatërroi zona shumta të Gazës dhe zhvendosi shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme