Politika 5 January 2025, 19:35 Nga VNA

Erion Veliaj mesazh të ri “kolegëve” të SPAK/ Nuk dorëzohem nga letrat anonime

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj mesazh të ri “kolegëve” të SPAK/ Nuk

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur sot në media në një video ku u ka shpjeguar pensionistëve prioritetet që do kenë në transportin urban. Por mesa duket qëllimi i vërtetë i publikimit të një videoje tipike nga ato që bashkia e Tiranës shpërndan ka qenë një mesazh që Veliaj i ka dërguar “kolegeve” të SPAK-ut.

“Nuk dorëzohem, mos ki merak! E di për çfarë ma thua, por nuk dorëzohem. Po të duan, le ta marrin me votë, por me hile e anonime jo… Po t’i kenë votat, e lë vetë dhe iki, por… S’ta fal njeri suksesin, meazallah!” – u thotë ndër të tjera Veliaj pensionistëve të dekorit të videos së tij.

Por qartas asnjë prej tyre nuk e kupton se ç’lidhje ka çmimi i abonesë me fjalimin në jerm të kryetarit të bashkisë:

“Nuk dorëzohem unë me këta personazhe, se nuk e meritojnë! U them këtyre shokëve të mi – se kemi shokë edhe nga e djathta, kemi qenë në një shkollë bashkë – po më thatë që keni ndërtuar një shkollë të re, e lë unë këtë punë që tani, se do të thotë që dini të bëni një punë.

Por, të mos kesh bërë asnjë shkollë e t’i thuash tjetrit që ka ndërtuar 45, rri tani ti, hajde me letra anonime! Ua thashë, iku ai sistemi i letrave anonime. Po jeni burra, shkoni te fleta e votimit, nëse keni vota dhe mbështetje në popull. Megjithatë, duhet ecur përpara” – vazhdoi më tej Veliaj që mesa duket i ka ngecur filmi tek denoncuesi anonim në SPAK.

Edhe pse vetë kryetari i bashkisë e di se denoncuesit i mbrohet identiteti ndërkohë që hetimet vazhdojnë, është e paqartë pse vazhdon i bie fyellit në një vrimë që as e ndihmon në publik dhe as e shpëton nga akuzat. SPAK deklaroi pak ditë më parë se po e heton Erion Veliajn për 4 akuza.

ScreenRecording_01-05-2025 18-27-42_1

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme